Top News - Dëmtohet kurora e gjelbër/ Carapuli po betonizon liqenin

  • 4 years ago
Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, të cilat janë mushkëria e vetme e rreth 1 milionë banorëve, po ?kafshohet? nga ndërtuesi, Pandeli Carapuli. Ndërtime shumëkatëshe, por edhe komplekse në sipërfaqe të mëdha, po mbijnë përditë në kurorën e gjelbër të kryeqytetit, e cila po betonizohet me ritme të shpejta.
Babëzia e ndërtimit nuk ka të sosur, e pikërisht Carapuli i është vërsulur truallit që gjendet ngjitur me Liqenin Artificial, ku çmimet për metër katrorë arrijnë në mijëra euro.
Janë banorë të ndryshëm të zonës të cilët denoncojnë këto ndërtime, të cilat po betonizojnë atë pjesë që ka ngelur nga gjelbërimi.
Kështu Carapuli i njohur si biznesmeni i ?Rilindjes? pas zaptimit të pronave në zonën e Dhërmiut, po pushton edhe kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës.
?Përshëndetje! Ngjitur me rrugën që të çon në Sauk, sa kalon Liqenin e Thatë, janë bërë gropa të mëdha dhe po betonohet. Janë bërë pallate. Përrenjtë janë mbushur me beton dhe dhera të tjera. Po punohet dita ditës!? është një denoncimi I mbërritur në redaksinë e gazetës ?Shqip?. Nga një vëzhgim i thjeshtë rezulton se në atë zonë po punohet përditë me mjete të rënda. Betoniere shkojnë në zonë, ndërsa kamionë të mëdhenj çojnë materiale ndërtimi. Zona, nga një zonë e gjelbër, është kthyer në kantier të madh ndërtimi. Pemët që ndodheshin, apo edhe lëndinat, janë mbushur me beton.
Nga investigimi rezulton se oligarku që po bën këto ndërtime është Pandeli Carapuli, me firmën e tij EUROCOL. I njëjti që betonoi Golemin. I njëjti që po golemizon edhe zonat bregdetare në jug të Shqipërisë. Në këtë zonë ai po ndërton një rezidencë, me emrin ?Park Life?. Fillimisht po ndërtohet në një sipërfaqe prej mijërash metrash katrorë, ndërkohë që parashikohet se do të ndërtohet edhe në zonat përreth. Pra, pjesa ku kryeqytetasit qetësonin sytë, po betonohet me ritme të shpejta!


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PandeliCarapuli#TopChannel

Recommended